Nëpër Shqipëri

TIRANA - SHKODRA - KRUJA - SARANDA - BUTRINTI - VLORA - BERAT - DURRES

Tour

Pershkrimi

Dita e parë: Tiranë

Mbërritja në aeroport dhe transferimi në hotel. Pas akomodimit, një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar  ku nëpër pavionet e shumta njihemi me historinë prej periudhave paraistorike e deri në ditët e sotme. Vizitë panoramike në sheshin Skënderbej dhe pas një ndalese në Xhaminë  Et’hem Bej.  Shijimi i darkës  me ushqim tradicional në një nga restorantet e zonës.

Dita e dytë: Tiranë- Shkodër- Krujë

Nisja drejt Shkodrës në orët e  para të mëngjesit. Vizitë në  kështjellën e Rozafës, në këmbët e së cilës shtrihet qyteti. Pas një guide për të njohur qytetin, legjendat, dhe mitet e ti, një vizitë në Muzeun e Fotografisë Marubi, ku prezantohet koleksioni me fotografitë e realizuar gjatë shekullit të të XIX. Një vizitë në Xhaminë e Plumbit dhe shijim i Pedonales së qytetit mes veprave monumentale të stilit austriak dhe Italian. Pas një drekë tradicionale, nisja drejt qytetit të Krujës, qytetit simbol të mbijetesës ndaj pushtimit turk, 500 vjet më parë.

Vizitë në Muzeun Kombëtar të Krujës(Muzeu i Skënderbeut) dhe Muzeut Etnografik, të vendosur në një kodër nga ku panorama është magjepëse. Në zbritje një shëtitje në Pazarin e vjetër ku mund të admirohen dhe të blihen produktet e realizuara nga artizanët krutanë. Kthimi në mbrëmje në Tiranë.

Dita e 3: Tirana-Apollonia- Vlora

Herët, pas një mëngjesi të bollshëm, nisja drejt Apollonisë, një nga parqet më të njohura arkeologjike të Ilirisë së lartë. Qyteti është një prej 16 qytetet e lashtë ndërtuar për nder të Apollos, gjë të cilën e dëshmojnë dhe skulpturat e shumta të gjetura në të.  Apollonia njihej si qytet me akademi të rëndësishme ku studionin dhe romakë. Aty gjendej Augusti, kur mori njoftimin për vdekjen e Jul Cezarit. Evidente në rrethinat e qytetit të lashtë janë vendstrehimet e ndërtuara në vitet ’45-’90 e që tërheqin vëmendjen e udhëtarëve të shumtë. Pas dreke, nisja drej Vlorës, ku pas një shëtitje në Kus Baba, vjen akomodimi në  një nga hotelet e shumta buzë detit.

Dita e katërt: Vlora- Butrint – Saranda

Në orët  e para të mëngjesit nisja drejt Sarandës. Pas një ore udhëtim, qëndrim për një vështrim panoramik të gjithë bregdetit jonian, nga Qafa e Llogarasë, rreth 100O metra mbi nivelin e detit.  Mbërritje në  Porto Palermo, ku pranë saj vizitojmë Kalanë e Ali Pashës, të cilën Veziri i Janinës ia dhuroi gruas së tij Vasiliqisë.  Prej kalasë, guida tregon për historikun e bazës ushtarake, ku gjenden akoma sot nëndetëset e periudhës se viteve ’45-90 të shekullit të kaluar.

Udhëtimi vazhdon drejt Parkut Kombëtar të Butrintit, në të cilin shtrihet qyteti antik me të njëjtin emër.  Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992 .Sipas Virgjilit është themeluar nga princi Trojan Enea, që drejtonte në udhëtimin e tij trojanës, pas rënies së Trojës. Mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur, ndërsa arkelogët mendojnë se rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit. I përfshirë në luftra dhe pushtime, në të gjejmë gjurmë të të gjitha periudhave historike, por pushtimi më i rëndësishëm është  marrja e tij nga” Sulejmani i madhërishëm”.Pas vizitës në muzen arkelogjik, kthimi në Sarandë dhe akomodimi në hotel.

Dita e pestë: Gjirokastra- Berat

Nisja drejt Gjirokastrës. Një ndalesë tek “ Syri i kaltër”, burimi me ujë të kristaltë dhe më shumëllojshmëri nuancash të blu-së. Mbërritja në Gjirokastër, qytet muze dhe i mbrojtur nga Unesco i njohur për arkitekturën e tij unike. Mbështetur në  rrëzë të Malit të Gjerë dhe freskuar nga ujrat e lumit Drino, qyteti ndahet në dy pjesë, atë muzeale  dhe atë moderne. Vizitë në kështjellën mesjetare të qytetit  ku ndodhet dhe muzeu i armëve dhe një shëtitje në Qafën e Pazarit, ku në një prej restoranteve në pikat që dominojnë qytetit, shijohet dreka tradicionale.  Vizitë në muzeun etnografik, ish shtëpia e lindjes së diktatorit gjatë periudhës komuniste. Nisja drejt Beratit dhe akomodimi në hotel. Më pas një tour panoramik në mbrëmje në qytetin e “ një mbi një dritareve’.

Dita e gjashtë: Berat- Durrës

Në mëngjes herët, vizitë në Kalanë e Qytetit, ku gjenden mbi 40 kisha, ndër to 7 të vizitueshme. Shijim i veprave të Onufrit, në Muzeun e piktorit me të njëjtin emër, i njohur për pikturat e shumta në Shqipëri dhe Greqi gjatë shekullit të XVI. Nisja drejt Durrësit pas dreke dhe një vizitë në amfiteatrin e  qytetit, një prej më të antikëve  ( 627 Para Krishtit) dhe mëdhenjve të zbuluar në Ballkan. Akoma i pagërmuar në pjesën më të madhe të tij, Kapela e kishës, mozaikët e shumtë dhe dhe itineraret e nëndheshme dëshmojnë për ndeshjet e shumta mes gladiatorëve gjatë periudhës romake. Një udhëtim përgjatë Murit Antik të qytetit, për të mbërritur tek Torra Veneziane, dëshmi e periudhës veneciane dhe mardhënieve të Durrësit, buzë Adriatikut me Venecian. Akomodim në hotel dhe një darkë në bazë peshku në restorantet e njohura buzë detit.

Dita e shtatë: Durrës- Tiranë

Vizitë më Muzeun Arkeologjik të qytetit dhe më pas nisja drejt Kepit të Rodonit. Një vizitë në kishën mesjetare të Shën Ndoit dhe një ecje panoramike për të parë një nga bukuritë  natyrore shqiptare, Kepin e Rodonit, ku ndodhet dhe Kalaja e Skënderbeut. Mendohet se në atë kala, prijësi shqiptar, kaloi muajin e mjaltit pas martesën me Mamicën, nga fisi i Muzakajve.

Një pushim dhe shijim i gatimeve të realizuara në pus, në një prej agriturizmeve të zonës, përmbyll udhëtimin dhe më pas kthimi në Tiranë.

Detaje specifike

Udhetimi Minibus
Kohezgjatja ---

Vendi

Shqiperia

Pagesa Online

Paguani nepermjet PayPal edhe nese nuk keni llogari PayPal. Mund te perdorni karten e kreditit ose debitit per te kryer transaksionin pa krijuar llogari.

Dea imobiliare

Kontakte

Adresa: Bulevardi Epidamn,Lagja 3, Nr 101, Durres Al
Tel: +355 5 2 230386
Mob: +355 69 60 53 395

Please publish modules in offcanvas position.